Infermieri më i ri pejan – artist i dalluar – me përpjekje drejt Librit të Genisit 

Në një përshkrim në rrjetin e tij social, artisti i piktures, 21 vjeçari Lendrit Lluka nga Peja, së fundmi ka bërë të ditur edhe arritjen e tij të rradhës, që ka të bëjë me diplomimin në në drejtimin e shkencave infermierore “BSC Inf”.

Me rastin e lajmit për diplomimin si infermieri më i ri, Lluka ka përmbledhur edhe disa momente të rëndësishme gjatë këtij rrugëtimi, e që implikojnë aktivitetet e tij prej artisti, siç janë edhe ekspozita e personale “Vetëvetja”, si dhe pjesmarja në punën shkencore me përpjekje për tu bërë pjesë e Librit të Genisit, e shumë aktivitete të tjera humane, të cilat e kanë karakterizuar “portretin” e tij prej një individi të suksesshëm.

Vlenë të theksohet se në përpjekjet e Llukës, me anë të një punimi me aspiratat për Librin e Genisit, përgjigja që ka marrë nga vrojtuesit e tij, ishte vlerësimi se ai cilësohet si një nga talentet botrorë, ngase puna e në vepren nga ana e tij ishte diçka jashtë normave të thyerjes se rekordeve!

Pas këtyre hapave të suksesshme të artistit dhe infermierit pejan, Lendrit Lluka, ky i fundit, duke folur për “Peja në Fokus”, i pyetur se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm, shprehes se:

”Normalisht do të vazhdojë fokusin e studimeve të më tejme, ku do të shërbej për popullin tim, në çdo formë, kështu siç jam, me këto virtyte të mia”./Pejanefokus.net