Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë – sa herë që përpiqesh të zgjohesh, një zë brenda vetes të thotë “rri edhe pak.”
1.Zgjimi në mëngjes të jep shumë kohë;
Zgjimi në mëngjes të jep shumë kohë dhe të ofron ndjesinë e arritjeve të suksesshme që të presin në 12 orët e ardhshme.
Zgjimi herët, ushqyerje e shëndetshme, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës që nuk duhet anashkaluar.
2.Ata që zgjohen herët janë më proaktivë
Studimet kanë treguar që njerëzit që zgjohen herët kanë më shumë vetëbesim, janë më të mprehtë dhe të përqendruar por edhe më ndërveprues.
Ora e parë e ditës dhe mënyra se si e shpenzoni atë, është përcaktuese jo vetëm për orët në vijim por edhe për jetën në përgjithësi.
3.Zgjimi herët, pakëson stresin;
Zgjimi herët pakëson stresin dhe ju ndihmon të keni një sjellje më pozitive. Për më tepër nuk do të keni nevojë të nxitoni sepse koha do t’ju mjaftojë.
4.Pas një gjumi të mirë, truri është gati t’i futet punës.
Aktiviteti fizik herët në mëngjes nuk shkakton përplasje me planet tuaja ose punën gjatë ditës – Stërvitja fizike sjell shumë energji për të përballuar ditën.
5.Arritje më të mëdha
Zgjimi herët nënkupton vendosje objektivash dhe detyra të arrira. Nëse i vendosni vetes një objektiv, ju do të përpiqeni fort që ta arrini atë.
6.Do të jeni më produktivë dhe më të lumtur me arritjet tuaja.
Të zgjuarit herët do të thotë që ia keni kaluar të gjithëve, jeni më të qetë, më të organizuar dhe më të arrirë në krahasim me të tjerët që vrapojnë për në zyrë.
7. Vetë përmbajtje
Zgjimi herët kërkon disiplinë. Kontrollin mbi jetën tuaj e keni ju.
Do të pajiseni me aftësi për menaxhimin e kohës, do të jeni më të organizuar, më të vetë përmbajtur dhe më të qartë në ide dhe vizion.
8. Paqe dhe qetësi – Qetësia e mëngjesit është një moment që s’ka të paguar./Pejanefokus.net.