Një nga ankesat e zjarrfikësve të Komunës së Pejës janë edhe mospagesa e shtesave, për punët jashtë orarit, lidhur me angazhimet që ata bëjnë detyren e tyre.
Në një prononcim të dhënë për Peja në Fokus, përfaqësuesi i sindikatës së zjarrëfiksve në Komunën e Pejës, Driton Mekaj ka thënë se:”Prej muajit mars të vitit 2024 nuk na është paguar asnjë prej orëve shtesë”.
Sipas Mekajt, orët shtesë që janë mbi pagën bazë, të cilat duhet paguar janë punët jashtë orarit, gjatë festave, orët e natës si dhe vikendet.
“Vikendet nuk na janë paguar asnjëherë. Para një jave ne i kemi nënshkruar disa lista, me krejt këto përpos vikendeve, me orë gjatë natës, orët shtesë edhe orët e festave dhe i kemi dorëzuar në Komunën e Pejës. – Para dy ditëve kanë ardhur disa lista të tjera dhe Komuna e Pejës ka deklaruar se rrefuzon që të paguaj këto në këtë formë”- ka thënë Mekaj.
“Fillimisht na e kanë sjellë me nënshkru një listë vetëm me orët e natës, i kanë përjashtuar orët e festave dhe orët shtesë që janë përtej orarit të punës. Në të njejtën ditë na ka ardhur një listë tjetër, ku i kanë përfshirë edhe orët gjatë festave, ndërsa për orët e vikendeve nuk kanë pranuar asnjëherë të na i paguajn”- shton tutje ai.
Për këtë punë zjarrfikësit kanë angazhuar edhe një avokat, ndërsa deklarojnë se kanë ushtruar padi ndaj Komunës së Pejës si dhe ndaj Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Komuna e Pejës është e obliguar me e dorëzuar listen e pagave në Ministri të Financave dhe pastaj ato kalkulohen edhe vinë këtu tek ne, kurse deri tash nuk kemi pranuar asnjë përgjigje”- përfundon ai.
Nga ana tjetër, Peja në Fokus e ka parashtruar këtë çështje tek kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili thotë se: “Këta zjarrfikësa për momentin janë me Komunën e Pejës, por janë në menaxhim të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave. Punët shtesë ata i lypin, por e dinë që buxhet për punë më tepër nuk ka. Kur ka buxhet mundë të bëjnë edhe punë shtesë, por ata e kanë një mundësi, me marr pushim. Kur punojnë pak më shumë, ato orë i marrin pushim, dy, tri ditë apo më tepër, sepse mundësia buxhetore e ndarë prej buxhetit për zjarrfikësa është kjo”.
Ndryshe, Muhaxheri për këtë çështje e akuzon edhe Qeverinë e Kosovës.
”Ka mbet që Qeveria me i marr, por është duke luajt këso taktika që gjithmonë me ua lënë komunave, që rrogat me ua jep komuna. Shpresojmë që këtgë vit Qeveria ka vullnet me e pre këtë punë, sepse nuk është në rregull që mallërat dhe shërbimet me i jep ata e rrogat me i jep ne”./Peja në Fokus.
Kliko materialin me video – këtu:
https://www.facebook.com/share/v/NasrG1M3TdPBDur9/?mibextid=oFDknk