Bilbili pejan i këngës zbulon një sekret 

Këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani, i cili me mbi 50 vite karrierë me këngën e tij, vazhdon të jetë një nga zërat më të dashur e të pëlqyet të estradës – së fundmi ka treguar një nga sekretet e lidhur me zërin e tij.

“Ramadan Krasniqi kur këndon, disa orë, kurr ujë nuk pinë. Shkoj në dasëm, dasma ia nis në tetë, unë shkoj në gjashtë. E kam kryer unë te shpia, kam hongër bukë. Deri sa të kryhet dasma në dy ora, unë as gojën nuk e lagi. Qashtu trupi ma lyp.”- thotë Ramadan Krasniqi.

“E kam provuar, nëse këndoj, me pi ujë, apo lang të pemëve të ambientuar kupotohet, në sekond ma shtjerr fytin. Përndryshe, unë qysh e kam konstatuar si Dani, uji është shumë i keq për këngë. Te unë ndikon shumë keq, nuk e di tek këngëtarët e tjerë, mirëpo tek Dani, jo. Do të thotë kjo është fshehtësia pse mua nuk më luan zëri për asnjë sekond. Nuk pi kurgjo dhe fytin e kam në rregull çdo herë”, ka shtuar këngëtari Krasniqi, për emisionin “Dheze mikrofonin”, me Bini Diez, transmeton Peja në Fokus.