Gjatë muajit tetor të këtij viti (2024), në rajonin e Pejës janë shënuar së paku 6 vdekje të dyshimta; dy persona kanë ndërruar jetë në vendet ku po punonin, dy persona janë gjetur të vdekur në ambiente publike, si dhe dy të tjerë në aksidente trafiku – ndërsa prej këtyre gjashtë të vdekurve, 3 kanë qenë të moshave të reja.
Gjatë muajit tetor po ashtu, në rajonin e Pejës janë konfiskuar mbi një ton drogë, si dhe ngjarja ka pasuar edhe me disa të arrestuar, njëri prej të cilëve dyshohet se ka kryer privim të vet-vetes nga jeta.
Gjatë muajit tetorit të këtij viti janë kërcënuar 3 zyrtarë publik; një zëvendës Kryeprokuror, një prokurore si dhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.
Gjatë muajit tetor, gjithashtu janë shënuar së paku 4 raste të rrahjes në rrugë, nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Pejës, me këtë rast, në njërin prej tyre ishte i përfshirë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, rast për të cilin janë arrestuar dhe paraburgosur për 30 ditë dy persona – nën dyshimin për sulm ndaj tij.
Gatë tetorit të këtij viti është shënuar edhe një vrasje në tentativë, ku sipas raportit policor, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një tjetri, por nuk e kishte qëlluar.
Vlenë të theksohet se muaji tetor, si muaj i fushatës kundër kancerit të gjirit u karakterizua me aktivitete edhe në rajonin e Pejës, me këtë rast, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se janë kryer 305 mamografi falas, për personat e ekzaminuar.
Gjithashtu në fokus gjatë tetorit 2024 në Pejë, kanë qenë edhe dy investime të rëndësishme në infrastrukturë, ku janë asfaltuar rruga “Vrana Konti”, e cila shpie tek shkolla “Xhemajl Kada”, si dhe tjetra “Asllan Qeshme”, e cila ishte dëmtuar një vit e gjysëm më parë, nga vërshimet tragjike në Pejë./Pejanefokus.net