E pa përfunduar – palestra “e plakur” sportive në Zahaq të Pejës u promovua si projekt i ri

Banorët e fshatit Zahaq të Komunës së Pejës u patën gëzuar kur në vitin 2016 patën pranuar lajmin se, fshati i tyre po bëhej me palestër sportive, ndërsa panë se u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Qeverisë së Kosovës, ndërsa ende nuk as në vitin 2024, nuk arritën që të manifestojnë gëzimin e tyre, për ta realizuar një lojë sporti, apo për ta parë atë në këtë palestër, pasi që ky investim i nisur qysh para 8 viteve, tashmë është “plakur”, ndonëse ka përpjekje që ky të paraqitet si projekt i ri në ardhje.

Me anë të një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar më 2016, në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Pejës, ishte paraprarë mbështetja financiare për “Ndërtimin e Palestrës së Sportit në Zahaq të Pejës”

Sipas këtij memorandum, investimi do të bëhej në dy faza: Faza e parë parashihej të realizohej në vitin 2016, ndërsa e dyta për vitin 2017.

Në atë kohë, ministër i Kulturës ishtë Kujtim Shala, që vinte nga LDK, ndërsa kryetar i Pejës, po ashtu edhe në atë kohë ishtë Gazmend Muhaxheri, i po të njejtës parti.

Në vitin 2018, kryetari i Pejës, Muhaxheri kishte publikuar një postim në rrjetin e tij sociale në Facebook, ku deklaronte se kishte vizituar punimet e ndërtimit të kësaj palestre, ndërsa shprehej i kenaqur me rrjedhën e punimeve.

E në albumin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021, po ashtu kryetari Muhaxheri, i cili po ashtu ishte edhe kandidat për mandatin aktual, përseri kishte publikuarnjë tjetër postim në rrjetin e tij social në Facebook, se palestra sportive në Zahaq është drejt përfunditmit.

Në korrik të vitit 2024, po ashtu promovinim e këtij projekti, por kësaj rradhe duke e paraqitur si një projekt të ri atë që kishte nisur më 2016, e bëri edhe kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Ditë e re, projekt i ri! Këtë herë në sport, këtë herë në Pejë! Aty po ndërtojmë një tjetër Palestër Sportive, besoni ose jo, të 8-tën në këtë qytet.Në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë. Në njërën anë i keni ata që ju mbajnë në moçalim e frustrimit përplot urrejtje, ndarje e përçarje ndaj secilit e ndaj gjithçkaje” – kishte shkruar mes tjerash Abdixhiku.

Në fund, vlenë të theksohet se, projekti i palestrës së sporteve në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, i nisur si objekt, deri në momentin kur ky artikull po shkruhet, ende nuk ka përfunduar. /Pejanefokus.net