“Guri i verdhë” afër Pejës, që njihet si “Guri i kuq”

Një udhëtim drejt “Gurit të verdhë” i njohur ndryshe edhe si “Guri i kuq”, është një majë mali në Alpet Shqiptare në Kosovë.

Me një lartësi mbidetare prej 2,522 metrash, kjo majë është një nga pikat më të larta dhe mbresëlënëse të rajonit të Lumbardhit dhe Rugovës.

Në veri të saj ndodhet Gryka e Rugovës, ndërsa Kopraniku ndodhet në lindje të Gurit të verdhë.

Në Veri të kësaj maje është Gryka e Rugovës Pranë Gurit të Verdhë ekziston edhe një liqe i njohur si Liqeni i Gurit të Kuq.

E rrethuar nga magjia e bjeshkëve dhe qetësia e natyrës, Guri i Verdhë është një tjetër thesar natyror që ja vlen të vizitohet.

Pamja në foto është kapur nga droni në Bjeshkët e Shkrelit, duke sjellë panoramën mahnitëse të majeve të thepisura të Gurit të Kuq.

Për ata që eksplorojnë këto bjeshkë, pamja ofron një harmoni të përsosur midis maleve të ashpra dhe qiellit të kaltër, duke krijuar një përvojë të papërsëritshme.

– Photo taken by : @artofqendrim 

– Device used : Dji Air 3S @djiglobal