“Home Med” – Ekipi mjekësor i infermiereve nga Peja, lidhur me këtë thotë se kombinimi i mjegullës dhe temperaturave të ulëta paraqet rreziqe të shumta për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Ndikimet në Shëndet
1. Probleme respiratore
Mjegulla shpesh mbart ndotës të ajrit, të cilët, së bashku me ajrin e ftohtë, irritojnë rrugët e frymëmarrjes dhe mund të përkeqësojnë sëmundjet si astma dhe bronkiti kronik.
2. Rreziku i hipotermisë dhe ngricave
Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta rrit rrezikun për hipotermi sidomos për ata që qëndrojnë jashtë për periudha të gjata.
3. Shtim i rrezikut për sëmundje kardiovaskulare
Ftohtësia shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur presionin e gjakut dhe stresin në zemër, çka mund të çojë në sulme kardiake.
Masa Parandaluese
Vishuni ngrohtë dhe me shtresa, duke mbrojtur kokën, duart dhe këmbët.
Përdorni maska mbrojtëse nëse dilni jashtë, për të reduktuar ekspozimin ndaj ndotësve të ajrit.
Shmangni aktivitetet fizike në ambiente të jashtme, veçanërisht në mjegull të dendur.
Kujdesuni për ajrin e brendshëm, duke siguruar ngrohje të mjaftueshme dhe një nivel të shëndetshëm lagështie.
Hidratohuni dhe ushqeheni mirë, për të përmirësuar qëndrueshmërinë e trupit ndaj të ftohtit.
Telefononi për më shumë këshilla dhe kujdes infermierorë: 049709066.