Redaksia e portalit informativ Peja në Fokus, ka përcjellur temat dhe ngjarjet më të rëndësishme, të cilat janë zhvilluar e diskutuar gjatë muajit nëntor të këtij viti (2024), ndërsa ka sjellur ato për ju në mënyrër të shkurtuar, të cilat i gjeni të renditura në këtë artikull.
PËRMBLEDHJE E NGJARJEVE TË MUAJIT NËNTOR 2024
- Më 1 nëntor (e premte), këngëtari “Stresi” u vetëdorëzua në Policinë e Pejës, pasi po kërkohej për vepërn penale, “Ndihmë në kryerjen e veprs penale – lëndim i rëndë trupor” – ndërsa pagoi dorëzani si lloj garance, shumën prej 20 mijë eurove për lirimin e tij, deri në përfundimin e procesit të rastit të tij.
- Më 2 nëntor (e shtunë), një aksident ka ndodhur mes të trenit dhe një veture në fshatin Pavlan të Pejës, me këtë rast vetura ka dalur nga rruga ndërsa raportohet edhe për të lënduar.
- Më 3 nëntor (e diel) u raportua se në Raushiq të Pejës u gjetën rreth 100 kg droge, marihuane, rastin e konfirmoi prokurori Ersan Cavolli.
- Më 4 nëntor(e hëne), u raportua se ka ndodhur një dhunim, në Pejë, ku dyshohet se u dhunua një femër e moshës së mitur nga një person tjetër moshë rritur.
- Më 5 nëntor (e marte), këngëtari “Noizy” u vetëdorëzua në Policinë e Pejës, pasi po kërkohej për vepren penale, “Lëndim i rëndë trupor” – ndërsa u dërgua në mbajte për 48 orë.
- Më 6 nëntor (e mërkurë) një person ka tentuar që të dal përpara trenit, i cili ka bërë që vozitësi i trenit të ndalojë ngasjen dhe të dalë e ta largojë personi – nga rasti nuk ka të lënduar.
- Më 7 nëntor (e enjte), kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri me anë të një reagimi në rrjetin e tij social, akuzoi rivalët e tij politik, se po i bëjnë presion të pa precedent, Prokurorisë për të penguar punën e realizimit të ujësjellësit prë fhasatrat e Lugut të Baranit, në Pejë.
- Më 8 nëntor (e premte), u bë asfaltimi i oborrit të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit”, veprim ky që u kritikua nga opozita dhe shoqëria civile, për shkak se kjo ndikoi në ndaljen e mësimit për fëmijët, si dhe se u pa si veprim politik, për shkak se në atë vend të nesërmen do të mbahej miting politik, ku do të prezentoheshin kandidatët e LDK-së, për deputet në garën e zgjedhjeve të shkurtit 2025.
- Më 9 nëntor, (e shtunë), LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku prezentoi 6 kandidatët e saj nga Peja, për listën zgjedhore të shkurtit 2025.
- Më 10 nëntor, (e premte), u shtri dora e pajtimit, mes të palëve të konfliktit fizik, ku i përfshirë ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
- Më 11 nëntor, (e hëne) u raportua nga Policia e Kosovës se në rajonin e Pejës janë shënuar tre raste të dhunës në familje, ndërsa nga ana tjetër, Spitali i Përgjithshëm në Pejë tha se gjatë javës që lam pas janë lindur 33 foshnja.
- Më 12 nëntor, (e martë), u raportua për një incident që ka ndodhur në zyrat e Drejtorisë së Financave, në Komunën e Pejës, me crast u konfirmua nga zëdhënësi komunal, Faik Zekaj, se një zyrtare u përball me një situatë të pahijshme, si pasojë e disa veprimeve të pahijshme nga një palë, e që së ciles thuhet se i është dëmtuar mjeti i punës – kompjuteri. Lidhur me rastin Policia ka deklaruar se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar.
- Po ashtu, më këtë datë u raportua edhe se në shkollat fillore, “Ramiz Sadiku”, në Pejë, si dhe në atë “Skenderbeu”, në fshatin Treboviq, ka probleme me funksionalizimin e sistemit të ngrohjes, si pasojë mësimi po mbahet me orar të shkurtuar.
- Më 13 nëntor, (e mërkurë), pas raportimit nga “Peja në Fokus”, u konfirmua rregullua problemi me ngrohje tek dy shkollat, për të cilat u raportua një ditë më herët.
- Gjithashtu, në mbrëmjen e 13 nëntorit, (e mërkurë) u raportua se Policia dhe Prokuroria e Pejës kanë konfirmuar vrasjen e dy të rinjëve në qendër të qytetit të Klinës, ndërsa nga ky rast kanë rezulzuar dy viktima si dhe një i arrestuar për vrasjen e tyre.
- Më 14 nëntor, (e enjte) në Pejë, me disa aktivitete u shënua Dita Botërore e Diabetit, ndërsa sipas mjekëve të Spitalit të qytetit, në këtë komunë janë mbi 10 mijë të prekur me këtë sëmundje.
- Më 15 nëntor, (e premte), kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, me anë të një vendimi ndaloi përdorimin në praktik të Doracakëve të Edukimit Sekaual dhe Shëndetit Riprodhues, nga Ministria e Arsimit, për shkollat e Pejës.
- Gjithashtu, në këtë datë nga raporti i i nxjerrë nga Policia e Kosovës, u raportua se kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familje, në Rajonin e Pejës.
- Më 16 nëntor, (e shtunë), po ashtu nga Policia e Kosovës u raportua se ka ndodhur edhe një rast i dhunës në familje, kësaj rradhe, ajo kishte ndodhur gjatë një seance gjyqësore.
- Më 17 nëntor, (e diel), një grua e moshës 55 vjeçare ësht raportuar se ka ndërruar jetë, si pasojë se nuk kishte mundur që të mbijetonte plagët e marra, nga aksidenti që kishte ndodhur më 2 nëntor, mes të trenit dhe vetures, në fshatin Pavlan të Pejës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
- Gjithashtu në raportin e datës 17 nëntor, nga Policia e Kosovës u raportua se një person u arrestua në Pejë, tek i cili gjatë një kontrolli, u gjetën dhe u konfiskua një armë me karrikator e fishek.
- Më 19 nëntor, (e martë), Prokuroria Themelore e Pejës ka ngrtur aktakuzë ndaj të pandehurit E.L. i cili në prill të vitit 2024 privoi nga jeta gruan e tij, Gjyljeta Ukella, e cila la pas vetës tre fëmijë.
- Më 20 nëntor, (e mërkurë), kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për të dytën herë brenda muajit ka qëndruar në Pejë, por kësaj here për të shpalosur programin e tij për shëndetësinë – ku në përcjelljen e aktivitetit u përdorën edhe asete publike, si vetura dhe njerëz zyrtar publik.
- Më 21 nëntor, (e enjte), u raportua mbi dëmet që sollën erërat në qytetin e Pejës, duke rrëzar disa drunjë dhe shtylla në parkun e qytetit, “Karagaqi”, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, si dhe njëherit u raportua mbi vdekjen pas një sëmundje të Labinot Petenit, 41 vjeçarit nga Peja, i cili punonte si profesor i gjuhës gjermane.
- Nga data 22 nëntor e deri më 24 nëntor, (e premte – e diel) në rajonin e Pejës zyrtarisht janë shënuar edhe tre raste të reja të dhunës në familje, duke çuar kështu numërin në 13 të tyre, nga data 15 nëntor e deri në këtë datë.
- Më 25 nëntor, (e hënë), me një marsh protestues të thirrur nga Qendra për Mirëqenien e Gruas, në Pejë u mbajt marshi protestues kundër kësaj dukurie.
- Më 27 nëntor e mërkurë, u raportua për një vrasje në Flordia të SHBA-ve, ku të vdekur në apartamentin e tyre kanë mbetur dy persona, burr dhe grua, që raportohet se me origjinë janë nga Peja.
- Më 28 nëntor (e enjte), në qytetin e Pejës u bë ngritja e flamurit kuq e zi, ceremoni kjo zyrtare e Komunës së Pejës, ndërsa ceremonisë nuk u pa se i janë bashkuar partitë opozitare, ndërsa bashkë ato nuk kanë qenë as gjatë homazheve.
- Më datat 29 dhe 30 dhjetor, gjatë gjithë kohës u raportua nga qytetarët për gjendjen e rënduar të rrugëve, ne trevën e Rugovës, si pasojë e rrjeshjeve të borës, ndërsa nga Komuna e Pejës thanë se pjesët e kësaj treve, te cilat janë në kompetencen e tyre, janë duke u pastruar./Pejanefokus.net.