Në vitin 1945, tregtari i njohur Jonuz Belegu, së bashku me dhjetëra zejtarë e fisnikë nga familjet Belegu, Loxha, Begolli e të tjerë, u shpallën “armiq të popullit” nga partizanët.
Pas kësaj ata thuhet se edhe u pushkatuan në kodrën e njohur si “Tabje” mbi gjimnazin e Pejës. Pasuria iu konfiskua.
Në këtë foto të vitit 1935, Jonuzi shfaqet me familjen e tij – vajzat Myzaferen, Serveten e Feraseten, djalin Esatin me të birin Vajdinin (Vahidin), ndërsa më vonë familjes iu shtua edhe një djalë, Xhevati.
Fotoja është publikuar nga Naser Ferri.