Në një ndërtesë në lagjen Fidanishte të Pejës, Sadik Shala, 80 vjeç, nuk ka dalë në oborr që nga viti 2022. Ashensori është jashtë funksionit, dhe ai është i paralizuar prej vitit 2010.
Gazetari Valdrin Daci nga Peja në Fokus raportoi për rastin nga afër në “Ora 7” të Klan Kosovës, ku Shala rrëfeu me dhimbje:https://youtu.be/Wd3L0n3Dq0M?si=_YLhpnHtwXaxT7pK
“Jam i paralizuar, ka 2 vjet që nuk kam dalë jashtë. Kam kërku ndihmë edhe tek kryetari, por askush s’ka ardhë.”
Çifti i moshuar jeton në kushte të rënda, në një ndërtesë me pak banorë, por me shumë nevoja./Pejanefokus.net