Qendra e Mjekësisë Familjare 5 – lagja “Fidanishte” në Pejë, e cila menaxhohet nga Dr.Mentor Zhara, ofron edhe shërbime të stomatologjisë.
Gjatë periudhës prej 4 muajsh sa është angazhuar Dr. Agon Kollçaku, një kuadër i ri i përkushtuar ndaj kujdesit profesional, ka arritur një sukses në trajtimin e rasteve të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka trajtuar mbi 300 pacientë, duke synuar shërim të sigurt dhe afatgjatë për secilin.
Vlenë të theksohet se nga të dhënat e nxjerra nga ky institucion, pacientët që gjatë kësaj periudhe kanë marrë tretman në stomatologji, u ka mjaftuar një seancë për shërimin e dhëmbit të tyre.
“Jam krenar që kontribuoj në komunitetin tim dhe e konsideroj nder të jem pjesë e zhvillimit të shëndetit në qytetin tonë – Pejë”, u shpreh Dr. Kollçaku për Peja në Fokus./Pejanefokus.net.