Aktori që i jep ngjyrë fushatës elektorale në Pejë

Aktori pejan Agon Bala, ndonëse nuk është pjesë e garës zgjedhore, ka nisur fushatën e tij elektorale duke dalur me qasje të çliruar dhe të pazakontë, për të thyer monotoni e fushatës tradicionale.

Ai prezantoi në Facebook premtime si: “internet & televizion falas”, rikthim të serialeve Kasandra, Maria Mu Qaqo, Isabella Porqué, programe edukative lokale, si dhe ushqime të veçanta si ajvar avokado, fruta deti në turshi dhe karkaleca prej gumes.

Në infrastrukturë, Bala propozon teleferik Pejë–Libushë, rrugë që ndiejnë emocionet e qytetarëve dhe semaforë me ndjenja. Në arsimin lokal, ai premton diploma digjitale për të gjitha lagjet dhe shkolla pa teste. Siguria publike do të mbështetet nga polici virtuale dhe kamera emocionale në rrugë.

Disa nga premtimet e tij përfshijnë:

Teknologjia & Media: “Internet & Televizion Falas” për banorët e Pejës e deri në Libushë, rikthimin e serialeve Kasandra, Maria Mu Qaqo, Isabella Porqué, Zhade, Esmeralda, dhe programe edukative lokale si “Filxhani – shpresa jote”, “Veshi ka kojshia, syri drejtë” dhe të tjera.

Ushqimi: Produkte të pazakonta si Ajvar Avokado, Fruta Deti në Turshi, Karkaleca prej gumes, Tërshërë nga Peshku, dhe ndalimin e ushqimeve “primitive” që sipas tij dëmtojnë imazhin global.

Transport & Infrastrukturë: Teleferik Pejë–Libushë, rrugë që ndiejnë emocionet e qytetarëve, dhe semaforë me ndjenja që reagojnë ndaj humorit të shoferëve.

Arsimi: Diploma Digjitale për të gjitha lagjet, shkolla pa teste dhe fakultet në livadh me lojëra në TikTok.

Siguria Publike: Polici Virtuale, Alarm për Lagje dhe Kamera Emocionale në Rrugë, që komentojnë veprimet e qytetarëve.

Shëndet & Fitness: Fitness Online me sistem “bluetooth emocional” që përmirëson shëndetin e qytetarëve pa pasur nevojë të ushtrojnë vetë.

Slogani i fushatës: “Ju mua voten, une juve buzeqeshjen! Votomni bre amon!”/Pejanefokus.net.