A keni dëgjuar për “Peja Trail Run”? 

“Peja Trail Run” është një grup vrapuesish i themeluar në vitin 2025, i përbërë nga qytetarë të Pejës me profesione të ndryshme, të bashkuar nga pasioni për vrapimin dhe aktivitetin fizik.

Me moton “Bashkë për shëndet, shoqni dhe komunitet”, ky grup zhvillon vrapime nëpër rrugë dhe lokacione të ndryshme të qytetit, duke promovuar një mënyrë jetese aktive dhe bashkëpunim mes qytetarëve.

Vrapimet organizohen çdo të enjte, me pikënisje nga Ura mbi Guri, ku përshkohen dhjetëra kilometra, varësisht nga itinerari i ditës.

Sipas organizatorëve, të gjithë janë të mirëseardhur, pavarësisht nivelit të përgatitjes fizike:“Ritmi nuk ka rëndësi, rëndësi ka pjesëmarrja”./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: