Dega e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka shpallur nga sonte procesin e zgjedhjeve të reja të strukturave të degës, në përputhje me statutin e partisë.
Sipas neneve 10 dhe 11 të statutit, që rregullojnë organizimin e nëndegëve dhe degës, burime të portalit tonë bëjnë të ditur se zgjedhjet brenda degës duhet të përfundojnë deri më 02.06.2026. Deri 72 orë para kësaj date, çdo kandidat ka të drejtë të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij.
“Peja në Fokus” mëson se një nga pretendentët për kryetar dege është Naim Bytyqi, asambleisti më i votuar në Pejë.
Në një përgjigje për portalin tonë, Bytyqi e ka konfirmuar vetë se synon të kandidojë për kryetar të Degës së AAK-së në Pejë, duke hyrë kështu zyrtarisht në garën e brendshme partiake./Pejanefokus.net.
LAJMI PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/ali-berisha-terhiqet-nga-gara-ne-aak-partia-nis-reformat-e-para/
