Me rreth 500 pako ushqimore, diaspora e Pejës bashkohet për humanitet

Shoqata “Peja” në New York ka realizuar me sukses iniciativën humanitare për grumbullimin e fondeve për pako ushqimore, duke mbledhur gjithsej 21,300 dollarë, që do të shndërrohen në 445 pako ushqimore dhe miell për familje në nevojë në Pejë.

Shpërndarja e pakove do të bëhet nga Shoqata “Bereqeti”, dega në Pejë, më 23 dhe 24 dhjetor 2025, njofton shoqata në fjalë.

Në këtë iniciativë kontribuuan dhjetëra bashkatdhetarë, përfshirë: Adriatik Shala, Admir Alibasic, Adni Kelmendi, Afrim Idrizi, Alban Krasniqi, Alban Llonqari, Arb Shoshi, Ardian Kastrati, Arlind Belegu, Arlind Salihu, Arsim Bytyqi, Arsim Shoshi, Besam Gega, Berat Krasniqi, Besim Zeka, Berdyl Bukleta, Blerim Koqani, Bukurije Gashi, Burim Riza, Dardan Shoshi, Dino Tafilaj, Dritero Gjikolli, Driton Çavdarbasha, Driton Morina, Gent Nikqi, Gent Idrizi, Gëzim Curri, Gëzim Koka, Gjemil Zeka, Granit Sinani, Gjeladin Belegu, Edison Muhaxheri, Edon Shkololli, Emrush Musaj, Enes Emiri, Endrit Kaliqani, Enis Nela, Ernest Muhaxheri, Faik Haxhiajdini, Fatmir Aliqkaj, Fatmir Pushka, Fatos Panduri, Festim Shala, Fidan Kelmendi, Fisnik Hasani, Haris Sokoli, Hivzi Gorani, Ilir Pishtani, Kemajledin Sahatçiu, Kushtrim Shala, Krenar Dashi, Kreshnik Shala, Labinot Gashi, Lis Kelmendi, Luan Loci, Mahir Radoniqi, Musa Daka, Naser Berisha, Nerim Krasniqi, Nevzat Bakraqi, Njazi Sadiku, Qemal Demë Krasniqi, Ramiz Kelmendi, Raymond Belegu, Rejmond Zeka, Reshat Kelmendi, Ruzhdi Shahinoviq, Sadik Vatovci, Samedin Kelmendi, Saud Kelmendi, Selim Mehmetaj, Shaqir Gashi, Samir Radoniqi, Shaban Demaj, Shkumbin Vokshi, Shpat Shala, Valbon Kaliqani, Valdet Kaliqani, Valmir Lokaj, Valon Kondirrolli, Visar Jakupi, Xhafer Idrizi, Xhevdet Shkololli, Ylber Berisha dhe Ylli Zeka.

Nga Shoqata “Peja” në New York u vlerësua lart solidariteti dhe uniteti i komunitetit, si dhe bashkëpunimi me Shoqatën “Bereqeti” në Pejë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: