Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjudistit Akil Gjakova, i akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit zyrtar, pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi të pandehurin nga aktakuza, ndërsa shpenzimet e procedurës bien në barrë të buxhetit të gjykatës.
E dëmtuara është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë civile.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit, përmes kësaj gjykate në Gjykata e Apelit.
“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj., për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, nga neni 248, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”- thuhet mes tjerasg nga komunikata.
Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate./Pejanefokus.net.
