Peja në Fokus raportoi sot përmes rrjeteve të saj sociale për një aksident që ndodhi në fshatin Bogë të Rugovës, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin, konfirmim ka dhënë edhe Policia e Pejës.
“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes,” tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë./Pejanefokus.net.
