Ish-kryetari i Pejës dhe kryetari aktual i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Ali Berisha, ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e brendshme të partisë.
“Në funksion të reformimit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë, proces i cili tashmë ka filluar, kam vendosur që të mos jem pjesë e garës politike në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në asnjë nivel organizativ”, tha Berisha.
Vendimi u bë i ditur sonte gjatë takimit të Këshillit Drejtues të Degës në Pejë, ku, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues në nivel qendror, u shpallën zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e nëndegëve.
Në këtë takim janë formuar edhe grupet punuese për mbarëvajtjen dhe administrimin korrekt të procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit, procesi do të jetë i hapur, demokratik dhe gjithëpërfshirës, duke garantuar barazi dhe transparencë për secilin kandidat.
Berisha u ka uruar suksese të gjithë kandidatëve potencialë për kryetar të Degës, duke theksuar se konkurrenca e ndershme forcon strukturën dhe unitetin e partisë./Pejanefokus.net.
