Një grabitje e armatosur ka ndodhur më 28 janar 2026 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, ku janë marrë 1,000 euro nga një këmbimore – pikë e Western Union.
Në ditën kritike kur ka ndodhur ngjarja, prokurori i rastit, Ersan Çavolli tha shkurt për Peja në Fokus se janë rrugë të mirë dhe se kryersit e veprës do të kapen së shpejti, gjë e cila ndodhi.
Lidhur me rastin raportoi edhe Peja në Fokus, ditën e ngjarjes: https://pejanefokus.net/grabitjet-e-armatosur-ne-peje/

Policia e Kosovës njofton:“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 28.01.2026, rreth orës 15:45, është njoftuar se nё rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, nё njё lokal (kёmbimore) ka ndodhur një grabitje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kuptuar nga viktima se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e thikës, kanë arritur të marrin tё hollat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.”

Pas një pune intensive hetimore, policia lokalizoi dhe arrestoi dy të dyshuar më 30 janar në bjeshkët e Istogut: “Pas intervistimit nga hetuesit, dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Të njëjtit dyshohen edhe për një grabitje tjetër që ka ndodhur më 21.12.2025 në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Pejë”- shton komunikata e Policisë së Pejës./Pejanefokus.net.
