Arrestohet 12 persona për bixhoz të paligjshëm në Junik

Në Junik, Policia e Pejës ka arrestuar 12 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, pas një kontrolli të menjëhershëm në një lokal ku zhvilloheshin lojëra të fatit.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 1,040 euro, letra bixhozi dhe dëshmi të tjera.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Junik, me datën 12.02.2026, rreth orës 01:40, ka siguruar informacion se nё njё lokal në Junik, disa persona janё duke zhvilluar veprimtari tё kundërligjshme tё lojërave tё fatit.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes, gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar: tё holla nё shumёn prej njё mijё e dyzet (1040) euro, letra bixhozi dhe dёshmi tjera.
Dymbёdhjetё (12) personat e dyshuar janё arrestuar dhe pas inetrvistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.”- thuhet në komunikatë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: