Arrestohet një person për dhunimin e një femre në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me rastin e dhunimit të një femre në Deçan.

Sipas njoftimit fillestar të Policisë, rasti ishte raportuar në mbrëmjen e 25 janarit 2026, rreth orës 00:01, ndërsa ishte cilësuar si “Dhunim” dhe kishte kaluar në procedurë hetimore.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të publikuar sot për media, është bërë e ditur se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

“Raport shtesë: Dhunim, Deçan 25.01.2026 – 00:01. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajmi rreth rastit u raportua edhe tek portali www.pejanefokus.net  https://pejanefokus.net/dhunohet-nje-femer-ne-decan/

Rasti po trajtohet nga organet kompetente./Pejanefokus.net

LEXO EDHE: