Banorët e Fidanishtes pa rrymë dhe ujë

Banorët e një pjese të lagjes Fidanishte në Pejë raporrojnë se po përballen tash e katër ditë pa energji elektrike, ndërsa që nga e enjtja kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm, teksa shtojnë se kjo situatë po e vështirëson shumë jetën e përditshme.

Sipas KRU “Hidrodrini”, problemi i ujit lidhej me një dëmtim të gypit furnizues nga KEDS.

Në një komunikim me Peja në Fokus, Zyra për Media e Hidrodrinit tha: “Dje ka ndodhur një dëmtim i gypit furnizues nga operatori i KEDS, me çrast ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ kanë intervenuar dhe dëmi është sanuar. Nuk kemi informacion për ndërprerje të tjera.”

Peja në Fokus ka kontaktuar edhe KEDS, dhe përgjigjen e tyre do ta publikojë sapo ta marrë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: