Banorët e Rugovës mbulojnë gropat në rrugën Pejë–Kuqishtë

Banorët e Rugovës vazhdojnë të mbulojnë vetë gropat e hapura në rrugën që lidh Pejë me Kuqishtë, teksa fotografitë me veprime të tilla, nga qytetarët tregojnë ndërhyrje të shumta për sigurimin e rrugës.

Kjo ndodh më shumë se 8 muaj pas vizitës së Albin Kurti më 4 gusht 2025, kur ai premtoi një investim deri në 15 milionë euro për rindërtimin e rrugës Pejë–Kuqishtë dhe njoftoi nisjen e studimit të fizibilitetit.

Sipas Kurtit, sanimi i përkohshëm i rrugës kishte nisur para tre muajve dhe pritej të kushtonte 1.7 milionë euro. Ai kishte deklaruar:

“Jemi të gatshëm dhe të interesuar të investojmë për shkak të vlerës së madhe që ka Rugova.”

Megjithatë, deri tani investimi i premtuar nuk është materializuar, ndërsa qytetarët e Rugovës marrin vetë përgjegjësinë për sigurinë e rrugës./pejanefokus.net.

LEXO EDHE: