Bastiset një lokal i mjeteve plasëse në Pejë – një i arrestuar

Një lokal është bastisur gjatë mëngjesit të së hënës në qytetin e Pejës, ndërsa në këtë rast një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet për kryerjen e veprës penale: “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është kryer bastisje në lokalin e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë elektroshokë.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë. /Pejanefokus.net

LEXO EDHE: