Dhjetra autobusë nga Peja drejt Prishtinës për marshin e 17 Shkurtit

Të martën, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të mbahet marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka deklaruar se priten mbi 200 mijë pjesëmarrës, duke theksuar se qëllimi është uniteti qytetar.

Sipas burimeve të Peja në Fokus, mbi 10 autobusë janë paralajmëruar për nisje nga Peja drejt Prishtinës, ndërsa organizatorët kanë publikuar oraret edhe për komunat e tjera të Rajonit të Pejës./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: