Sonte rreth orës 20:00, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, një veturë është përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe zjarrfikësit.
Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit, të cilët po hetojnë shkaqet e incidentit.
Gashi ka bërë të ditur se vetura ishte private dhe në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.
