DKRS dhe Xhenete Syka falenderon “Pejën në Fokus” për rol të rëndësishëm në informim

Redaksia e “Peja në Fokus” i ka drejtuar Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport pyetje konkrete për ndarjen e subvencioneve, duke kërkuar informacion për shumat e planifikuara për kulturë, sport dhe rini.

Në përgjigjen e saj, drejtoresha Xhenete Syka-Kelmendi shkruan: “E nderuar agjenci dhe redaksi nga ‘Peja në Fokus’, fillimisht ju urojmë shëndet dhe suksese në punën tuaj të përditshme, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm dhe fisnik që keni në informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut.”

Megjithatë, pyetjet konkrete mbi shifrat e subvencioneve nuk janë dhënë, dhe redaksia është udhëzuar që të drejtohet Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për detaje të mëtejshme.

Ky reagim tregon se, pas kërkesave të vazhdueshme dhe raportimeve të mëparshme, institucioni ka ndryshuar qasje dhe e njeh rolin e medias, edhe pse informacioni i plotë mbetet ende për t’u marrë nga organi kompetent./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: