Dr. Denis Gorçi – Alergolog dhe Imunolog Klinik, mjek nga Peja nga data 01.02.2025 ka nisur punën në qytetin e Pejës, duke u ofruar qytetarëve qasje më të lehtë dhe profesionale për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve alergjike.
Dr.Gorçin e gjeni tek “Unilab Clinic Laboratories”, rruga “General Wesley Clark” (Rruga e Spitalit), Pejë, ndërsa për termine mund kontaktoni në: 048 600 885 dhe 049 856 422
Alergologu Dr. Denis Gorçi do të jetë në shërbimin tuaj në tre ditë të javës dhe atë në:
– E martë: 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 18:30
– E mërkurë: 15:30 – 18:30
– E enjte: 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 18:30

Alergjitë medikamentoze – mos i neglizhoni
Alergjitë medikamentoze janë reagime të organizmit ndaj barnave të caktuara dhe mund të shfaqen me simptoma si skuqje të lëkurës, kruarje, ënjtje, vështirësi në frymëmarrje apo reaksione të tjera serioze.
Dr. Denis Gorçi, duke folur për alergjitë medikamentoze, tha se: “Diagnoza e hershme dhe e saktë është thelbësore për trajtim të sigurt, pasi çdo reagim ndaj barnave mund të jetë serioz dhe të kërkojë vëmendje të menjëhershme.”
Në Poliklinikën në fjalë realizohen testet e diagnostikimit të alergjive medikamentoze, duke ndihmuar në identifikimin e barnave që mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe në parandalimin e rreziqeve në të ardhmen.
Andaj, nëse keni pasur ndonjë reagim pas marrjes së medikamenteve, mos e lini pas dore – konsultohuni me Alergologun dhe Imunologun tonë, Dr. Denis Gorçi.
Unilab Clinic – Pejë, +383 48 600 855. /Pejabiznes/Pejanefokus.net.
