Policia e Pejës ka ndërhyrë të shtunën në dy raste serioze që rrezikonin sigurinë e qytetarëve, një përdorim i armës në vend publik dhe një grabitje në shtëpi.
Gjatë një ahengu familjar në rrugën Cenë Abdyli, një person shtiu me armë. Në vendngjarje u gjetën tre gëzhoja, ndërsa i dyshuari iu sekuestrua pistoletë. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja ndodhi më 20 dhjetor, rreth orës 11:44.
Më herët, rreth orës 03:25 të së njëjtës ditë, tre persona të maskuar hynë me forcë në një shtëpi në Pejë. Nën kërcënimin e armës, thikave dhe sprey-it, ata iu grabitën tri viktimave para të gatshme, ari dhe një iPhone. Nuk raportohet për të lënduar, dhe rasti është duke u hetuar./Pejanefokus.net.
