Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKMF-Istog për trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Pejanefokus.net.
