Dy të mitur kapen me armë në Pejë

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje, ku janë përfshirë të mitur.

Sipas njoftimeve zyrtare:“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë revole me një karikator dhe tre fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

Në rastin tjetër:”Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

Policia thekson se të dy rastet janë trajtuar në procedurë të rregullt dhe të miturit janë liruar./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: