Dyshohet për vetplagosje në Deçan

Sipas Policisë, një person në Deçan ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një lëndimi në gishtin tregues të dorës, që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin, i cili ka deklaruar se është vetëplagosur. Policia ka sekuestruar si prova materiale një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë që dyshohet se i përket së njëjtës armë.

“Deçan / 17.01.2026 – 02:50. Policia është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vet plagosur. Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë qe dyshohet se është e të njëjtës armë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti mbetet nën hetime”- thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti mbetet nën hetime./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: