Poetja, shkrimtarja dhe gazetarja Marigona Zeka ka reaguar pas rastit tragjik ku një 25-vjeçare nga Istogu humbi jetën, si dhe disa raste tjera.
“Edhe një numër me vetëvrasje në Kosovë” – shkruan ajo në reagimin e saj.
“A duhet të hapim zemrën për brengën që njerëzit po kalojnë?”, pyet Zeka, duke shtuar: “Kur dikush zgjedh t’i japë fund jetës, ajo na tregon se dhimbja e tij nuk ishte ‘pak’, nuk ishte ‘kalimtare’, por ishte më e madhe se ç’kishte fuqi ta mbante vetëm”.
“Pyetja që duhet t’ia bëjmë vetes nuk është vetëm ‘pse ndodhi?’, por a po i shohim njerëzit rreth nesh? A po e vërejmë shokun që është bërë më i heshtur? A po e dëgjojmë mikeshën që thotë ‘jam mirë’, por sytë i ka të lodhur?”, vazhdon ajo.
Zeka thekson se “ne nuk mund t’i shpëtojmë të gjithë”, por mund “të jemi më të butë me njëri-tjetrin” dhe “ta normalizojmë kërkimin e ndihmës”.
Në fund, për Peja në Fokus, ajo deklaroi se reagimi i saj vjen “pas ngjarjeve të fundit që e kanë karakterizuar ditët e fundit në vend”, duke e mbyllur me thirrjen: “Stop vetëvrasjës.” /Pejanefokus.net./N’Fokus +
Linku i autores këtu: https://www.facebook.com/share/p/19xDbvNyYS/
