Gjashtë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar gjashtë mjekë specialistë që do të kontribuojnë në shërbimet shëndetësore për pacientët.

Zyra për Media e këtij spitali njoftoi se në ekip janë bashkuar: Dr. Linda Carrabregu (Gjinekologe), Dr. Kaltrine Camaj Blakaj (Oftalmologe), Dr. Melos Kelmendi (ORL), Dr. Rilind Imeraj, Dr. Kushtrim Mulaj dhe Dr. Valmir Muhaxheri (Pulmologë).

Mjekët e rinj u pritën nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit, Dr. Fahri Hasani, dhe Drejtori Mjekësor, Dr. Shkumbin Berisha, të cilët u uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: