Gjykata e Pejës bëhet me gjyqtarë të rinj

Gjykata Themelore e Pejës ka njoftuar se kryetari i saj, Shemsedin Haxhiaj, ka mirëpritur gjyqtarët e sapo dekretuar nga Presidentja e Kosovës.

Emrat e gjyqtarëve të rinj janë: Albana Oruqi, Hana Berlajolli, Ardit Ramadani, Genc Jahaj, Laurant Avdyli, Bajram Rexhahmetaj dhe Albrim Kastrati, të cilët do të ushtrojnë funksionin në Gjykatën Themelore të Pejës dhe degët e saj.

Kryetari Haxhiaj u uroi gjyqtarëve mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re, duke shprehur mbështetjen për bashkëpunim dhe përkushtim profesional./Pejanefokus

LEXO EDHE: