Gjykata në Pejë cakton paraburgimin për të kërkuarin nga Sllovenia

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit ndaj të kërkuarit E.B., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohet nga autoritetet e Sllovenisë.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ndërsa paraburgimi do të zgjasë nga 17.01.2026, ora 23:30, deri më 26.02.2026.

Sipas njoftimit të gjykatës, E.B. dyshohet për veprën penale “Sjellje e dhunshme” sipas Kodit Penal të Sllovenisë, si dhe për veprat “Sulmi” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Pejanefokus.net

LEXO EDHE: