Gruaja nga Shqipëria rrah burrin në Pejë

Një incident dhune në familje ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, në mesditën e 1 prillit.

Gruaja me shtetësi shqiptare raportohet se ka sulmuar burrin e saj, i cili është trajtuar për mjekim.

“Është arrestuar e dyshuara femër, shte⁹tase e Shqipërisë, pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar,” tha Policia e Kosovës.

Sipas raportit, gruaja e dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe vazhdon të trajtohet nga autoritetet kompetente./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: