Hapet një korsi në rrugën për Rugovë, pas rrëshqitjes së gurëve

Është liruar një korsi për qarkullim në rrugën për Rugovë, pas rrëshqitjes së gurëve që e kishin bllokuar.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se janë larguar disa gurë më të vegjël, ndërsa guri i madh ende nuk është hequr për shkak të mungesës së makinerisë së duhur.

Sipas tij, qarkullimi po zhvillohet në një korsi dhe janë vendosur shiritat e sigurisë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: