“Hidrodrini” me shërbime shtesë këtë fundjavë

Pejë, 26 dhjetor 2025 – KRU “Hidrodrini” Sh.A. ka njoftuar se, në kuadër të shërbimeve për konsumatorë dhe bashkëatdhetarë gjatë periudhës së fundvitit, arkat e ndërmarrjes do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë, më 27 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit, orari i punës për këtë ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00, me qëllim që qytetarëve t’u mundësohet qasje më e lehtë në shërbime dhe pagesa.

“Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Nga ndërmarrja rikujtojnë se pagesat e faturave dhe shërbimet mund të realizohen edhe përmes aplikacioneve online, përfshirë aplikacionin e KRU “Hidrodrini” dhe platformën eKosova.

KRU “Hidrodrini” ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: