Një person i dyshuar për veprat penale “Sulm” dhe “Vrasje në tentativë” është arrestuar mbrëmë në Klinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi ka ndodhur më 17.01.2026 rreth orës 20:20, në rrugën “Leonard Palucaj”, në bazë të një urdhërarrestit ndërkombëtar.
“I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente./Pejanefokus.net.
