I mituri i ikën policisë në Istog, i konfiskohet kallashnikov dhe municion

Një i mitur është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit në rrugën drejt Bjeshka e Radushës, në territorin e Istogut, pasi nuk iu bind urdhrit të njësisë policore për ndalim.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20, i dyshuari, që sipas raportit përshkruhet si i mitur, nuk ka ndalur veturën, duke tentuar t’i ikë policisë, ndërsa pas ndjekjes, njësitë policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK-47 me 29 fishekë.

Më pas, gjatë kontrollit të terrenit në afërsi, është gjetur edhe një armë automatike AK-47 me karikator dhe 19 fishekë, e cila dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Lajmi rreth ngjarjes u bë i ditur nga Policia e Kosovës. /Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: