Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës – IHMK, ka konfirmuar edhe zyrtarisht raportimet që po bëhen për vërshimet dhe përmbytjet, ku krahas territoreve të tjera, me to po përballet edhe Rajoni i Pejës, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit.
Sipas IHMK-së, probleme janë regjistruar edhe në Junik, Deçan dhe Klinë, ku disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.
Kliko burimin zyrtar të informcionit: https://www.facebook.com/share/p/17HxukcZCS/
Reshjet kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion, trafikun dhe sistemet e kanalizimit, ndërsa parashikohet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Instituti njofton se nivel i ujit po rritet gradualisht në lumenjtë lokalë, duke e bërë të nevojshme që qytetarët dhe autoritetet komunale të jenë të kujdesshëm./Pejanefokus.net.
