Në këndin e rrugëve “Xhemail Shkololli” dhe “Uke Krasniqi” qëndron një nga shtëpitë më të vjetra të Pejës – mbi 150 vjeç, e mbuluar nga degët e luleve dhe gjethet që e shndërrojnë në atraksion për qytetarët dhe turistët.
Shtëpia, pronë e familjes Iljazi (Izet dhe Edibe), ka mure të trasha, dritare të kuqe dhe arkitekturë tradicionale.
Ajo vazhdon të jetë e banueshme: dimrit e ngrohtë, verës e freskët.
PËR TË PARË FOTOGRAFITË – KLIKO KËTU: https://www.facebook.com/share/p/17o4Lkag6z/
Në të funksionon edhe një hapësirë e vjetër afariste, ku dikur shiteshin pete për pite – një kujtim i jetës së dikurshme të lagjes.
Kjo shtëpi mbetet një ndër objektet më të vjetra dhe më të veçanta të Pejës, pjesë e historisë dhe identitetit të qytetit./Imageofpeja.
