Incident në Pejë – dyshohet se një person ra nga ballkoni

Sonte, 25 dhjetor 2025, Peja në Fokus raportoi për një incident në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ku një person u gjet i shtrirë në ballkonin e një ndërtese kolektive.

https://www.facebook.com/share/p/1EmCCKFRn9/

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Urgjencës, si dhe njësitë e Policisë dhe Zjarrfikësit.

Lidhur me rastin, për Peja në Fokus ka folur Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Pejë:

“Më datë 25.12.2025, rreth orës 17:55, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, në tarracën e një ndërtese, ndodhej një person i shtrirë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur Policia, Emergjenca dhe Zjarrfikësit. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ndërsa më pas, me udhëzim të mjekut kujdestar, është nisur për në QKUK.”

Deri më tani nuk dihet nëse personi ka rënë nga lartësia apo si ka ndodhur incidenti. Rrethanat mbeten të paqarta./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: