Ippon Pejë dominon Kampionatin e Kosovës në Xhudo për Senior 2026

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, më 18 janar 2026, është mbajtur Kampionati i Kosovës në Xhudo për Senior, ka njoftuar Federata e Xhudos së Kosovës.

Në këtë kampionat morën pjesë klubet: Ippon Pejë, Peja, Prishtina, Policia e Kosovës, Polici, Sankaku Fushë Kosovë, Trepça Mitrovicë dhe Kastrioti Ferizaj.

Klubi më i suksesshëm i kampionatit ishte Klubi i Xhudos “Ippon” Pejë, i cili fitoi gjithsej 11 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 1 të bronztë. Drejtësinë në garë e ndanë gjyqtarët Zymer Zeka dhe Linda Cena.

Kampionati u organizua nga Federata e Xhudos së Kosovës në bashkëpunim me Judo Team Ippon – Peja.

Fituesit e kategorive:

Meshkujt -60 kg: Furkan Kelmendi (Ippon Pejë)

-66 kg: Muhamedin Veseli (Sankaku)

-73 kg: Dardan Cena (Ippon Pejë)

-81 kg: Dion Sharapolli (Ippon Pejë)

-90 kg: Anes Veseli (Ippon Pejë)

+100 kg: Shpati Zekaj (Ippon Pejë)

Femrat -48 kg: Erza Muminoviq (Ippon Pejë)

-52 kg: Fatjona Kasapi (Ippon Pejë)

-57 kg: Enise Zijade (Ippon Pejë)

-63 kg: Flaka Loxha (Ippon Pejë)

-70 kg: Laura Fazliu (Ippon Pejë)

-78 kg: Arba Hasanaj (Ippon Pejë)

+78 kg: Tiara Bajrami (Sankaku).

/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: