Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mithat Llozhani nga Peja është arrestuar nga autoritetet serbe derisa po udhëtonte nga Gjermania drejt Serbisë.
Lajmin për Peja në Fokus e ka konfirmuar Gazmend Syla, kryetar i OVL-UÇK-së në Pejë, i cili tha se deri më tani nuk ka informacione shtesë për rastin./Pejanefokus.net.
