Ekipet e KRU “Hidrodrini” – Sektori i Kanalizimit nga Peja, kanë pastruar pusetat dhe rrjetin e kanalizimit në 12 lokacione të qytetit.
Në mesin e lokacioneve të qytetit ku u realizua aksioni janë rrugët: ‘Adem Jashari’, ‘12 Qershori’, ‘Konferenca Bujanit’, ‘Oso Kuka’, ‘Filip Shiroka’, ‘Luigj Gurakuqi’ dhe ‘Emrush Miftari’.
“Gjatë intervenimeve u konstatuan mbeturina, gjëra ushqimore dhe objekte të ngurta që pengonin sistemin. Qytetarët apelohet të përdorin rrjetin vetëm për nevojat e dedikuara”- thuhet në komunikatë./Pejanefokus.net.
