KESCO: Furnizimi me energji është stabilizuar

Pas paralajmërimeve për përkeqësim, KESCO njofton se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, falë normalizimit të sistemit dhe rikthimit në funksion të bllokut B1 në prodhimin vendor.

Megjithatë, kërkesa për energji mbetet e lartë dhe po mbulohet edhe përmes importit.

KESCO apelon që qytetarët të kursejnë energjinë, sidomos në orët e pikut, për të ruajtur stabilitetin e furnizimit./Pejanefokus.net.

Burimi i informacionit, në link: https://www.facebook.com/share/p/1CzFu9Agbx/

LEXO EDHE: