KF ‘Buduçnosti’ i Pejës, kampion i vitit 1962

Në rrjetin social Facebook, në faqen Albanian Vintage Photography, është publikuar një fotografi e rrallë e Klubit Futbollistik ‘Buduçnosti’ (Ardhmëria) nga Peja, e vitit 1962.

Fotografia dokumenton përbërjen e ekipit me rastin e shpalljes kampion në nivel krahinor, duke marrë vendin e parë në atë periudhë.

Përbërja e ekipit:

Lartë nga e majta: Kola Filipovic, Kahremon Loxha, Sadik Shatri, Ruzhdi Sylqa, Bodo Jovanovic, Ramë Turku, Cikota.

Poshtë nga e majta: Namikemajl (Namka) Zatriqi, Nexhat Behluli, Kapllan Zhara, Fisnik (Fisi) Ademi, Mahir Vokshi, Shemsedin Peteni, Valdet Hoxha.

Sipas burimeve, fotografia është publikuar gjithashtu nga qytetari Jeton Zatriqi, nga arkivi familjar.

Ky dokument përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së futbollit në Pejë dhe aktivitetit sportiv në Kosovë në fillim të viteve ’60./Pejanefokus.net/Sport.

LEXO EDHE: